Një leopard sulmoi kampusin e Institutit të Kërkimeve të Pyjeve Tropikale, në periferi të qytetit të Joratit në Indi. Të paktën 15 persona u plagosën sipas kanalit televiziv “Times of India”.
“Leopardi kafshoi disa persona dhe ata duhej të shtroheshin në spital. Personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën”, tha përfaqësuesja e spitalit shtetëror.
Mes të plagosurve ka punëtorë të pyllit, fëmijë dhe gra. Kafsha dyshohet të ketë hyrë në kampus në kërkim të ushqimit.
Një zëdhënës i Joratit, tha se një natë më parë leopardi kishte filluar të sulmonte banorët në fshatrat ngjitur me institutin, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Të gjithë banorëve të kampusit u është thënë të qëndrojnë brenda
https://twitter.com/gchahal/status/1607655396390621185?s=20