Adoleshentja e cila akuzohet se vrau të dashurin e saj më 21 dhjetor, në qytetin e Tetovës, ka dalë përpara gjykatës ditën e djeshme. Ajo ka mohuar ta ketë kryer krimin dhe ka implikuar në ngjarje edhe dy persona të tjerë, identitetin e të cilëve nuk e ka bërë të ditur. Kjo dëshmi ka hapur një pistë të re hetimi.
“Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar veprën dhe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. E mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar”, thanë hetuesve.
Nxënësit e klasës së 16-vjeçarit kanë protestuar ditën e djeshme pranë gjykatës, duke kërkuar drejtësi për shokun e tyre.