Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara të “BBV Albania”. Së fundmi, ajo ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Zhaklinës, e cila u shpall edhe më e preferuara e publikut, ku zgjodhi që të dërgonte në rulotë aktoren së bashku me tenorin, Armaldo Kllogjëri.
Mirëpo, Olta nuk e ka lënë me kaq. Teksa ka qenë duke biseduar me Luizin, ajo është shprehur se: “Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”. Ndërsa Luizi i mbështeti mendimin Oltës.
Gjatë një bisede me aktorin Amos Zaharia, Olta shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me të.
“Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty”, u shpreh Olta.