Ky do të jetë viti i Pamela Anderson! Aktorja frymëzim edhe për stilitin e njohur Jacquemus

Bota e modës nuk flet më për Emily-n në Paris, por për Pamelën në Paris. Arsyeja janë imazhet e reja të publikuara nga stilisti Simone Porte Jacquemus, në profilin e tij në Instagram.

Jacquemus postoi një video të aktores të veshur me një nga dizajnet e reja të kompanisë në një ngjyrë të bardhë plot me pupla. Protagonisti tjetër i vinjetës nuk ishte askush tjetër veç Santa Klausi.

Pak minuta më vonë, Jacquemus ndau disa foto të Pamela Anderson me titull: Pam në Paris, duke iu referuar serialit të Netflix për të cilin të gjithë po flasin tani pas premierës së sezonit të tretë. Imazhet na tregojnë një Pamela të veshur kokë e këmbë me veshjet dhe aksesorët e stilistit francez.

Gjithashtu, në shfaqjen e tij të fundit, të mbajtur këtë muaj, aktorja u bë një nga yjet e spektaklit La Raphia. Mund të konfirmojmë se viti 2022 ishte viti i Pamela Anderson dhe ky është vetëm fillimi.

Rikujtojmë se, qarkullon lajmi se jeta e saj do të bëhet film. Filmi i ri, i cili do të shfaqet në ‘Netflix’ pritet të tregojë të gjithë jetën e aktores së njohur, duke përfshirë disa pamje ekskluzive nga e kaluara, të cilat nuk janë publikuar më parë. Dokumentari është drejtuar nga Ryan White, i njohur për ‘Good Night Oppy’, ‘The Case Against 8’, ‘Good OI’ Freda’ dhe ‘Ask Dr. Ruth.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *