E kur më shumë se në ditë pushimesh dimërore, kur ndërsa jashtë bën ftohtë, bie borë apo fryn erë, dëshira më e ëmbël e secilit prej nesh është të rehatohet para televizorit e të shohë pa fund filma, koncerte, emisione, ndeshje futbolli. Plotësimi i kësaj dëshire kërkon shumëllojshmëri kanalesh e mundësi pa fund zgjedhjesh, të cilat Vodafone Albania po ua ofron shqiptarëve e që ne po jua propozojmë në këtë shkrim.
E kemi fjalën për eksperiencën më të re televizive në Shqipëri, që ofron argëtim si asnjëherë më parë dhe që është e vetmja me llogari të personalizuar për fëmijët. Është Vodafone GIGATV, me cilësi 4K e me funksionalitete të zgjuara, me përmbajtje të larmishme nga kanalet më të preferuara kombëtare e ndërkombëtare dhe me mundësi të shumta që ofrohen në çdo ditë të javës e për çdo anëtar të familjes, në ekranin e TV por edhe në aplikacion.
E siç e thamë dhe pak më lart, më i rëndësishmi ndër të gjitha këto shërbime është modaliteti i fëmijëve dhe kontrolli prindëror që do t’u mundësojë prindërve të regjistrojnë profilin e fëmijës dhe moshën e tyre në mënyrë që t’i shfaqen vetëm kanalet e dedikuara për moshën e fëmijës, gjithashtu mund të menaxhojnë kohën e qëndrimit para TV, duke programuar limitet dhe vendosur pse jo dhe orarin e gjumit, pikërisht atëherë kur pajisja (TV) fiket automatikisht.
Platforma Vodafone GIGA TV ofron 14 kanale interaktive “Vodafone TV Prime”; katalogu VOD (100+ filma/dokumentarë); akses në të gjitha regjistrimet (nga televizori ose celulari); push-to-TV – që të mund të filloni të shikoni në celular dhe ta vazhdoni në TV dhe anasjelltas; rirenditje të kanalave në TV; përmbajtje nga paketat e Vodafone TV Prime, Tring e Digitalb; multiscreen (që do të thotë ke mundësi të shohësh programacione të ndryshme nga 3 pajisje paralele); pause/luajtja e përmbajtjes së drejtpërdrejtë televizive – kanale televizive specifike; ofrimi i mundësisë së rifillimit dhe rikthimit të ngjarjeve të drejtpërdrejta televizive; regjistrim dhe shkarkim të shfaqjeve të preferuara televizive; programim për të regjistruar programet në vijim, për të parë emisione që janë transmetuar deri në 7 ditë më parë duke përdorur funksionin Catch-Up të Vodafone TV; përmbajtje të palëve të treta, të integruara në platformë – Amazone Prime Video (duke vendosur kredencialet e llogarisë tuaj personale). YouTube, DaVinci Kids, France 24 , falas.
Vodafone Giga TV është një përvojë e re që po u ofrohet shqiptarëve nga Vodafone Albania, rrjeti nr.1 në Shqipëri prej 21 vitesh dhe i vetmi rrjet i certifikuar nga UMLAUT për 5 vite radhazi si rrjeti më i mirë fiks dhe celuar. Sepse qasja gjithmonë e më e madhe e familjeve shqiptare në epokën digjitale është një mision që vazhdon.