Goditi Berishën/ Apeli lë në burg Gert Shehun; Autori: Më lini në shtëpi, dua të pi ilaçet

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur sot lënien në burg të 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht Sali Berishën. Në seancën e mbajtur mesditën e sotme, avokatët e autorit kërkuan ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, kërkesë kjo që u refuzua nga gjykata.

Shehu ka qenë i pranishëm në seancë dhe është shprehur se do që të ikë në shtëpi, se është djalë i vetëm dhe do që të marrë ilaçet.

Ai akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për goditjen me grusht që i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, më datë 6 të këtij muaji. Ngjarja ndodhi gjatë protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *