Tërmeti i fuqishëm “shkund” Greqinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar ditën e sotme, në orën 14:25, me epiqendër në zonën qendrore të ishullit të Evias, në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë, ndërsa zgjatën shumë sekonda.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë , tërmeti ishte 4.9 ballë i shkallës Rihter në një thellësi prej 13,2 km. Ndërsa Instituti Evropian e vlerëson tërmetin si 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundja e fuqishme është pasuar edhe nga një pasgoditje e lehtë 2.4 ballë të shkallës Rihter.

Sizmologët thanë se tërmeti ra në njëjtën zonë, në të cilën muajt e fundit ka patur disa lëkundje sizmike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *