Hiqen vizat me Kinën/ Reagon deputeti i PD: Veprim i rrezikshëm, do të rritet spinazhi

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e djeshme ka vendosur heqjen e vizave me Kinën. Ky propozim erdhi nga Ministria për Punët e Jashtme. Sipas një marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të vendit tonë dhe qeverisë së Kinës, u miratua heqja reciproke e vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i parë nga deputetët e opozitës. Tritan Shehu, në një reagim në rrjetin social Facebook e ka quajtur heqjen e vizave të rrezikshme për sigurinë e vendit. Ai shkruan se vendimi mund ta bëjë Shqipërinë qendër të spiunazhit. Sipas Shehut, kjo është një ‘fotokopje’ e veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Postimi i plotë:

Heqja e vizave me Kinen, nje gabim i pafalshem politik, me pasoja te renda per Shqiperine!
Ne vazhdim te drejtimit lindor te trajektores se Rames.
Rama kalon VKM per heqjen e vizave me Kinen!
Asnje vend i NATO dhe BE nuk ka bere deri tashti nje veprim te tille.
Ne Europe vetem Serbia e Bosnja kane nje rregjim te tille me Kinen.
Ndersa ne Bote jane vetem 36 shtete.
Nje veprim ky i rrezikshem per sigurine tone si Shqiperi e si antar i NATO.
Nje sinjal ky tejet negativ per BE dhe rrugen tone te integrimi.
Nje “fotokopje” e qendrimeve te Vucic, qe bie ndesh me interesat tona.
Nje rrezik me shume per ne, per tu “rritur” si qender influencash kineze, spiunazhi te saj etj drejt Rajonit…
…Per tu “fuqizuar” si baze trafiqesh!
Shqiptaret kane nevoje e deshire qe tashme mbasi Qeveria Berisha liberalizoi vizat me vendet Shengen, te beje te njejtin hap me ShBA, Britanine etj te ngjashme.
Ndersa Rama per te “zezen” tone na drejton drejt Kines, nen shembullin e Serbise.
Turp i madh ky, edhe si reminishence e diktatures!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *