Ditën e djeshme vajza e Rudina Dembacajt festoi ditëlindjen e 6-të. Prindërit e Viktorias u ndanë rreth 3 vite më parë dhe shumë shpejt aktorja zbuloi lidhjen me ish-politikanin Mark Frrokun. Por në këtë ditëlindje, babi i Viktorias shpreh mallin për të bijën në urimin e tij.
“Mishi dhe gjaku im. E dashura ime gëzuar ditëlindjen. Te dua pamasë. Me ka marrë shumë malli”, shkruan Aleksandër Varfaj.
Menjëherë ndjekësit kanë dyshuar dhe dikush e pyet:
“Të ka marrë malli? S’ke arritur ta shikosh gocën?”, Këtë komenti Aleksi dhe partnerja e tij e re, Marisa e kanë pëlyqer duke lënë të kuptojnë se e pohojnë.
Nga ana tjetër, Marisa ka bërë gjithashtu një dedikim për vajzën e partnerit të saj duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria jone. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam”.
Duke qenë se të gjithë jetojnë në kryeqytet, si Rudina me familjen e Markut ashtu edhe Aleksi me partneren e tij, ndjekësit me të drejtë dyshojnë se ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt po ndalohet të takojë vajzën e tij, edhe në ditën e lindjes.
Kjo nuk është hera e parë që Marisa tregon një marrëdhënie të komplikuar me Rudinën. Madje më parë ajo e ka akuzuar aktoren se po tenton t’i shkatërrojë marrëdhënien me Aleksin.