U akuzua se ishte mbështetës i Lëvizjes Gylen, nuk do ta besoni me sa vite burg është dënuar gazetari

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu” Hidayet Karaca.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka marrë parasysh kërkesn e prokurorisë.

Hidayet Karaca ka qenë drejtor i televizionit “Samanyolu” deri në vitin 2015 ku edhe u arrestua nga policia me akuzën se ishte mbështetës i Lëvizjes Gylen.

Ndërkohë televizioni dhe të gjitha gazetat e konsideruara si pjesë e kësaj lëvizjeje u mbyllën, kurse një pjesë e gazetarëve u burgosën.

Gjykatat turke kanë dhënë më herët dënime të ngjashme me nga 1 mijë apo 2 mijë vite burg për anëtarët e Lëvizjes Gylen.

/Marrë nga: Cumhuriyet/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *