Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish sot seancën gjyqësore kundër grupit kriminal, pjesë e së cilit është edhe Ardian Çapja. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit 8 vite më parë.
Dëshmitë e Çapjas kanë trazuar edhe ‘ujërat’ e politikës, duke ngjallur debat, lidhur me vërtetësinë e tyre. Pak kohë më parë Çapja ka akuzuar një zyrtar të lartë me emrin Taulant, se ka ‘gisht’ në vrasjen e avokatit të tij Ravik Gurra. “Politika në Elbasan është e lidhur me krimin” – është shprehur Çapja në dëshminë e tij.
Ai ka hedhur akuza, se vrasja e Gurrës nuk është zbardhur, pasi është i mplikuar edhe politikani Taulant. Madje sipas tij ekziston dhe një përgjim i zyrtarit, që është asgjësuar nga gjykata.
Ardian Çapja po gjykohet për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, së bashku me Florenc Çapjan, Olsi Lekan, Ervis Bardhin, Klajdi Dokolin dhe Etjen Canin. Ngjarja ka ndodhur më 15 gusht të vitit 2012, por është zbuluar vetëm përpara dy vitesh.
Kjo është hera e dytë që gjyqi ndaj këtij grupi kriminal shtyhet, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtjës së Olsi Lekut. Seanca e rradhës, është vendosur të mbahet më 18 janar të vitit të ardhshëm. Nuk dihen arsyet e mungesave të vazhdueshme të avokatit mbrojtës.