Hyrja e një pallati është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Burrelit.
Për pasojë ka marrë flakë kutia e shpërndarjes së rrjetit elektrik që furnizonte pallatin me energji dhe nga ky dëmtim nuk ka persona të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje./ shqiptarja.com