“Mori ryshfet për t’i ulur dënimin të pandehurit”, SPAK çon për gjykim dosjen e gjyqtares së Elbasanit

SPAK ka mbyllur ditën e sotme hetimet, për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurit e tjerë. Nën hetim janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të të pandehurit Xhulio Musai, në këmbim të parave.

Zamira Vyshka do përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. SPAK  pritet t’i komunikojë ditën e sotme akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Dosja ndaj ish-gjyqtares dhe personave të tjerë do t’i kalojë Gjykatës.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj u arrestuan me 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit. Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK, ajo ka kërkuar më shumë para. Musai ishte dënuar për plagosje.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *