Punonjësja arrestohet me drogë/ Reagon AKSHI: Kemi nisur procedurat për ta shkarkuar

Një nga tre të arrestuarit nga aksioni i policisë, mëngjesin e sotëm, rezulton të jetë Erisa Fero, punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacinit. Ajo mbante pozicionin e specialistes në sektorin e-Albania. AKSHI ka njoftuar se ka nisur procedurat për shkakrkimin e Feros nga puna.

Njoftimi:

‘Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.’- njofton AKSHI.

Erisa Fero ka qenë dhe pjesë e një KZAZ-je dhe është kallëzuar penalisht për krime zgjedhore nga KQZ-ja së bashku me 21 komisionarë te tjerë. Ajo përfaqësonte Partinë Socialiste në komision dhe akuzohej për falsifikim të rezultatit zgjedhor në atë KZAZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *