Itali/ Fejesa e padëshiruar e një shqiptareje me një maroken shkakton sherr mes disa personave

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Catanias në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se një 18-vjeçare shqiptare dhe partneri i saj 21-vjeçar nga Maroku kishin nisur një lidhje dashurie prej kohësh. Por, familja e vajzës kishte muaj që nuk e pranonte fejesën e tyre.

Mbrëmjen e djeshme çifti kishte dalë për një shëtitje me motrën e 21-vjeçarit kur janë hasur në rrugë me xhaxhain e vajzës dhe bashkëshorten e këtij të fundit të shoqëruar nga disa miq të tyre. Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë ndërsa njëri nga familjarët e kapi nga flokët.

Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *