Një debat i ashpër ka ndodhur mes aktorëve Olta Gixharit dhe Amos Mujo Zaharisë në “Big Brother Vip 2”. E gjitha ka ardhur si pasojë e gërhitjes së Luiz Ejllit që ka lënë pa gjumë shumë banorë. Një prej të cilëve ishte dhe Amosi që mbrëmjen e kaluar e kaloi natën duke fjetur në oborr dhe Olta e vuri re kur doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit.
Ndërkohë që më pas në rulotë atë e viziton Luizi i cili i thotë se gjithë natës banorët i thoshin “mos gërhit se na le pagjumë”, gjë që i ka shkaktuar të qeshura Oltës, por jo Amosit, i cili ka ngritur dhe zërin.
“Unë fjeta jashtë nga të gërhiturat e këtij dhe ti qesh, të duket për të qeshur“, i kthehet ai Oltës.“Unë të kam mbrojtur për të gjitha gomarllëqet që ke bërë, dhe ti zgërdhihesh këtu”, thotë Amos më tej. Debati ka degraduar në gjuhë të ashpër, ku Amosi i është drejtuar Oltës me fjalët “ik pi*dhu”.
DEBATI
Amos: Po kur të tha s’më la me fjet pse të erdhi me qesh? Të kam dëgjuar me veshët e mi, kur e pyete këtë robin ca do Amosi atje. Këtu këtu.
Olta: Na mo Amos qetësohu.
Amos: Ik ere pi*dhu.
Olta: Je në terezi mo? Ca është kjo po bën kshu ti mo ca janë këto kërcënime?
Amos: Po ta bëj pra ta bëj, pse qekan kërcënime?
Olta: Më sqaro një herë ça je duke thënë
Amos: Ja ta them unë. kush është ai atje
Olta: Ti
Amos: Prit pra. Amosi. po pse po fle atje?
Olta: E dija që ishe ti
Amos: Prit pra
Olta: E ke gabim jam cu e para unë
Amos: Mos ngre zërin
Olta: E të erdha afër e vëllai i madh mqë tërhoqi vëmendjen kujtova thashë shkova se pashë Amosin e kujtova mos ishe sëmurë.
Amos: Po lëri mo këto po ca kishte për të qeshur se nuk mora vesh.
Olta: Si lëri këto? Qesha se tha ai u mblodhën të gjithë te koka ime.
Amos: Po të dëgjova me veshët e mi, i bie që të të besoj ty e jo veshëve të mi Olta? E nxore që tani ëëë?