Largimi i barrikadave në veri të Kosovës ishte paralajmëruar për të enjten , por sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes, për momentin nuk ka ndryshime.
Kamerat e gazetarëve tanë regjistruan forcat e KFOR-it pranë barrikadës në Mëhallën e Boshnjakëve, një vendbanim multietnik në Mitrovicën e Veriut. Barrikada në atë lagje është ngritur më 27 dhjetor.
Të enjten në mëngjes, më 29 dhjetor , është hequr barrikada në anën serbe, e cila ndodhet dy kilometra larg pikës kufitare me Kosovën .
Menjëherë pas kësaj u hap pika kufitare Merdare, e mbyllur dy ditë më parë
Gjatë natës dy kamionëve u dogjën në barrikadën në Dudin Kërsh të Mitrovicës së Veriut. Policia bëri të ditur se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe se po heton rastin.
Heqja e barrikadave në veri të Kosovës nuk ka filluar, ndonëse reporteri i Radios Evropa e Lirë raporton se në barrikadën në Rudare ka më pak se zakonisht njerëzPresidenti i Serbisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se heqja e barrikadave do të fillojë të enjten në mëngjes