“Uellsi, një ‘kocë e fortë’ për Shqipërinë”/ Flet Edy Reja: Nuk do të jetë e lehtë! Ja si do të luajmë…  

Kombëtarja shqiptare duket se i ka marrë seriozisht eliminatoret për botërorin e Katarit, dhe ka si objektiv kualifikimin në to. Nuk ndodh shpesh për Shqipërinë që të bëjë prova gjenerale kundër ekipeve si Uellsi apo Republika Çeke, dy ekipe që do të jenë prezente në “Euro2020”.

Për këtë arsye, nga trajneri Reja këto dy përballje nuk janë kurrsesi teste miqësorë, por dy sfida për të kolauduar ekipin e për të kuptuar se, deri ku mund të arrijmë.

Tekniku italian është i qartë se, sfida e së shtunës nuk i gjen në kushte optimale, gjithashtu rivali i tyre ka një potencial të madh fizik:

“Problemet e qershorit janë gjithmonë të tilla. Sepse përfundojnë kampionatet dhe lojtarët janë të lodhur. Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi.

Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha.

Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne. Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik”.

Si pika më e fortë e Uellsit mbahet mesfusha dhe sulmi. Ata kanë lojtarë të nivelit të lartë si, Bejl dhe Xhejms.

“Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe ti zëmë në befasi”,- ka thënë tekniku Reja.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *