Tronditëse! Rrëfehet pedagogu: Daja përdhunoi mbesën dhe e la shtatzënë

TIRANË/  Pedagogu Rezart Prifi i ftuar në një studio televizive ditën e sotme për të diskuar në lidhje me abuzimin seksual ndaj grave dhe vajzave, ai ka rrëfyer një histori tronditëse e cila ka ndodhur në rrethinat e Lezhës.

Sipas Prifiti, daja kishte abuzuar me mbesën e tij duke e lënë shtatzënë por kjo e fundit e kishte kuptuar vetëm në muajin e 6 të shtatzënisë.

“Ne nuk do të diskutonim këto muhabete sot në 2021 se nuk vjen ngacmimi nga se si vishesh ti. Nuk ngacmohen femrat në Shqipëri se vetëm këtu diskutohen këto histori se vishen si zhaba, por arsyeja e ngacmimit dhe abuzimit, dje po intervistoja një vajzë 24 vjeçe dhe më ngeli gozhdë në shpirt kur tha: “Nuk është e lehtë të jesh femër. Para disa kohësh, punoja në një fondacion të huaj dhe targetonim këto lloj njerëzish dhe në rrethinat e Lezhës, ajo goca ishte aq injorante sa nuk e linte që e kishte lënë daja shtatzënë. Ishte 6 muajshe dhe nuk e kuptonte. Pra është çështje edukimi”, tha Prifti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *