Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG-së mbrëmë siguroi fitoren e skuadrës së tij në rikthimin në fushë pas Kupës së Botës. Me një gol, të shënuar me penallti në minutat shtesë, francezi mori 3 pikët në sfidën me ekipin e Strasbourg. Mbappe foli pas ndeshjes duke iu përgjigjur pyetjes për festimet e argjentinasve pas fitimit të trofeuts, në të cilën u përfshi edhe ai si objekt talleje.
“Kam folur me Messin pas ndeshjes, e përgëzova sepse kishte arritur atë që kishte kërkuar gjithë jetën. Festat e Argjentinës nuk janë problemi im, nuk harxhoj energji për gjëra kaq të parëndësishme.
Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për mua është të jap maksimumin tim, tani po pres që Leo të kthehet për të fituar ndeshjet dhe për të shënuar gola”, është shprehur ylli francez.