NASA nderon Pelen me një foto të një galaktike në ngjyrat e Brazilit

NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare. Agjencia hapësinore ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *