Kryeministri Edi Rama, me anë të postimeve në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije ditën e sotme më konkretisht detajet e paketës së ndihmës ekonomike. Ai tregoi se pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë nga 8000 lekë.
Në postimin e rradhës, Rama shkroi se gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20 000 lekë të reja.
“Edhe 20000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike – pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit – për të lehtësuar plotësisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë, në këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën” – shkroi Rama.