‘Bilanci i 2022’/ Zëvëndëskryetari i Gjykatës së Lartë e luan si arritje, 29 mijë dosje, në sirtar

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka dalë sot përpara mediave për të bërë bilancin e punës së vitit që po lëmë pas. Lidhur me numrin e lartë të dosjeve të mbetura pezull në këtë insitucion ai tregoi se nurmi i tyre është 29 mijë.

“Prej tre vjetësh, fokusi i opinionit publik ka qenë tek ulja e numrit tepër të lartë të çështjeve të prapambetura. Kjo ishte dhe vijon të mbetet një prej sfidave kryesore të trupës së gjyqtarëve. Nga 36.000 çështje që prisnin për tu gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura (backlog) është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764” -u shpreh Saudushi.

Zëvëndëskryetari i kësaj gjykate ka përmendur si problematikë numrin e lartë të rekurseve. Sipas tij, 80% e rekurseve të paraqitura rezultojnë të pasuksesshme. Ai u shpreh se organet publike kanë rezultuar gjyqhumbëse 76% të gjyqeve në të cilët kanë marrë pjesë, ndërsa individët në 24% të tyre.

“Gjykata e Lartë merret me drejtimet kryesore që duhet të ketë praktika gjyqësore. Jo se nuk merret me hallet e individidët por praktika është për të tërë. Ligji kërkon rigorozitet. Shikoni ‘Strasburgun’, janë me mijëra dhe ata vendosin papranueshmërinë. Në këtë linjë do të ecim edhe ne. Njerëzit të kuptojnë se çështjet zgjidhen në gjykatat e faktit” – tha Sadushi në komunikimin me gazetarët.

Sadushi u shpreh se zhvillim pozitiv gjatë vitit 2022 ka qenë edhe reflektimi i institucioneve publike për të tërhequr rekurset, për shkak të humbjes së aktualitetit apo të krijimit të bindjes se nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *