Policia Bashkiake dhuron 50 pemë, Veliaj: Janë të parët që i vijnë gjithmonë në ndihmë komunitetit

Policia Bashkiake e Tiranës i është bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Ata kanë kontribuuar në 50 fidanë të rinj në Shkozë. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj vlerësoi punën e efektivëve të policisë si në ruajtjen e rendit, edhe në zgjidhjen e problematikave të komunitetit.

“Ata janë gjithmonë në frontin e parë, por jo gjithmonë marrin meritën dhe vlerësimet që meritojnë. Më vjen vërtet mirë, më bëhet zemra mal vërtet, kur shikoj se si janë të parët për të dhuruar gjak, janë të parët për të dhuruar lodra për fëmijët në periferi, kurse sot më vjen mirë që, në fund të vitit, prapë me të ardhurat e tyre modeste, i dhurojnë 50 pemë Tiranës në një nga zonat që po urbanizohet jashtë mase, siç është zona e Shkozës”– tha Veliaj.

Kryebashkiaku ka shprehur mirënjohjen e tij për strukturat e Policisë Bashkiake, puna e të cilëve, sipas tij ka siguruar për qytetarët një vend për të shitur, për të ecur, për të luajtur apo vrapuar. Ai ftoi qytetarët që të ndjekin shembullin e këtyre efektivëve vitin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *