Kryeministri Rama vijon të bëjë të ditur kategoritë dhe shumat përkatëse që do të përfitojnë ata nga “Pakoja e Madhe”. Pas pensionistëve, grave kryefamiljare që marrin ndihmë ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar kreu i shtetit ka treguar se kategoritë e tjera që do të shpërblehen janë punonjësit e policisë dhe të shërbimit zjarrfikëse.
Ndërsa për punonjësit e policisë është parashikuar një shpërblim prej 10000 lekësh.
“10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për inspektorët e nënkomisarët dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin familjar të punonjësve të policisë në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar” – shkroi Rama.