Dënohet me 33 vite burg fituesja e çmimit Nobel për Paqe, akuzohet për korrupsion

Ish-udhëheqësja e demokracisë së Mianmarit [Birmani], Aung San Suu Kyi, u dënua me shtatë vjet të tjera burgim, pasi seria e saj e gjatë e gjyqeve përfundoi të premten. Ajo do të përballet me më shumë se tri dekada prapa hekurave. Fituesja e çmimit Nobel për Paqe u burgos nga ushtria, pas një grushti shteti, vitin e kaluar.

Suu Kyi, 77 vjeçe, është dënuar për çdo akuzë të ngritur kundër saj, duke filluar nga korrupsioni deri te posedimi i paligjshëm i pajisjeve të komunikimit, si dhe shpërfillja e kufizimeve të COVID-19. Ditën e sotme, ajo u dënua më shtatë vjet të tjera burgim për pesë akuza për korrupsion.

Suu Kyi, e dënuar me një total prej 33 vjetësh burgim pas 18 muajsh procese gjyqësore, që grupet e të drejtave të njeriut i kanë cilësuar si mashtrim, u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore. Tashmë të gjitha rastet e saj kanë përfunduar dhe nuk ka më akuza të ngritura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *