Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus nga 470 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në të gjithë vendin janë 197 qytetarë aktivë me Covid19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Fatmirësisht këtë të premte nuk është raportuar për viktima. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i Ministrisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë: 8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.
Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 470
Testime totale 2,019,544
Raste pozitive 332,768
Raste të shëruara 328,975
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596