20 mijë lekë të reja do të jetë shpërblimi për efektivët e këmbësorisë dhe ushtarët bazë këtë fundvit. Kryeministri Rama, me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar dy kategoritë e reja që do të përfitojnë nga “Pakoja e Madhe”
Postimet:
“20 000 Lekët (e reja) të Pakos së Madhe janë edhe një formë shpërblimi për efektivët e këmbësorisë, pavarësisht pagës së tyre të rritur ndjeshëm, sepse këta djem e vajza e nderuan këtë vit Ushtrinë Shqiptare, duke merituar certifikimin e lartë të NATO-s si një trupë ekselence e Aleancës.”
“20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe do u shpërndahen ushtarëve bazë e nënoficerëve që pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagave këtë vit për gjithë ushtarakët tanë, janë ata që paguhen më pak se sa të tjerët në Forcat e Armatosura dhe kështu do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë”