Kthimi i shqiptarëve në atdhe për festat e fundvitit ka sjellë trafik në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pika kufitare e Morinës, Vlora dhe Lezha janë tre pikat që kanë patur më shumë trafik nga fluksi i hyrje-daljeve të qytetarëve.
• 340 persona kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës. Por, ka pasur edhe largime. Afro 1 mijë persona kanë dalë nga porti i Vlorës për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit. Trafik ka pasur në disa zona të qytetit, kryesisht në bulevard, lungore dhe transballkanike.
• Në lezhë, problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe pranë tregut të lirë. Qytetarët kërkojnë zgjidhje, teksa shprehen se trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme që i pengon të vijojnë normalisht jetën.
• Pika kufitare e Morinës ka fluks lëvizjesh. Në 24 orët e fundit, kanë hyrë në vend rreth 10 mijë qytetarë përmes Morinës ndërsa kanë dalë nga 9300 persona.