‘Non grata’ nga SHBA, Berisha lëshon ‘bombën’: Vuçiç, Soros, Rama dhe Thaçi lobuan kundër meje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një studio televizive pak javë pas u shpall non-grata nga SHBA-ja. I pranishëm në “Zonë e Lirë”, Berisha është shfaqur në një humor të mirë. Teksa ka folur për ‘non grata-n’ nga SHBA, Berisha shprehet se i është ndaluar hyrja me pretekstin se kishte bërë korrupsion në lidhje me kufinjtë e Kosovës.

“Në momentin kur Rama ka bërë deklaratën në Kuvend, të them të drejtën unë nuk kam ditur asgjë. Nuk kisha marrë asnjë mesazh, nuk isha njoftuar dhe realisht s’e dija. Më vonë mësova që unë kisha gisht në një teori konspirative, në ndarjen e Kosovës, gjë që unë e kam denoncuar dhe nuk e kam mbështetur. Pastaj kam qeshur, realisht qesha. Sepse t’i japësh Kosovën Aleksandër Vuçiç, është krim. Vuçiç, Soros, Rama dhe Thaçi lobuan kundër meje në Washington. Unë tentova të frenoja pazaret e Ramës dhe Thaçit. Vuçiç është shpallur kriminel lufte. Isha kundër shkëmbimeve të kufinjve. Rama me Soros kaluan në aspektin tjetër, ata shpikën kundër meje”, ka thënë Berisha.

Ish-kryeministri nuk kurseu edhe kritikat ndaj Arjan Çanit. Ai kërkoi që dritat me njgyrë ‘mavi’, simbol i Partisë Socialiste të mos ekzistonin në studio, por të ishin ngjyrë blu. Madje edhe ujin e kërkoi me njgyrë blu. Sigurisht që të dyja dëshirat, iu realizuan.

Sali Berisha: Mi zhduk pak këto dritat mavi

Arian Çani: Nuk i do këto e?

Sali Berisha: Jo, jo, blu të gjitha sonte. Edhe ujin të lutem.

Arian Çani: Ja blu e ke.

Sali Berisha: (Merrr shishen e ujit e shqyrton). Blu, blu…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *