Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në qytetin e Vlorës. Në të janë përfshirë tre automjete. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”. Ka qenë njëri nga automjetet që është përplasur me të dyja makinat e tjera, për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i këtij mjeti ishte në gjendje të dehur.
Ai është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Vlorës, ku po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.