Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takuan ditën e sotme me komandatin e KFOR, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it.
Fokusi i bisedimeve ishte tek bashkëpunimi institucional midis Kosovës dhe KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë, si dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim u diskutua për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe për rindërtimin e dialogut. KFOR-i ka theksuar rëndësinë e frymës bashkëpunuese dhe tentativave për ruajtjen e paqes dhe lirinë e lëvizjes.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrisë kryeministri Kurti dhe gjenerali Ristuccia u dakordësuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.