Elbasan/ Arrestohen për moskallëzim krimi tre të rinj, njëri prej tyre i plagosur

Një i ri ka shkuar mbrëmjen e djeshme për tu mjekuar në spitalin e Elbasanit pas një plagosjeje me armë zjarri. Ai ka rënë në prangat e policisë pasi nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes. Policia njoftoi se janë arrestuar edhe dy shokët e tij të cilët po ashtu nuk kanë treguar çfarë ka ndodhur me të.

Fatmir Murati 35 vjeç, dhe miqtë e tij Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, u arrestuan pasi gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor. I plagosuri ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Shkoi për mjekim në spital, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, dhe nuk tregoi rrethanat e ngjarjes, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë (shokët e tij), për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. M., 35 vjeç, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Më datë 30.12.2022, rreth orës 21:30, ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi F. M., me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim, ky shtetas ka dalë nga spitali.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, shtetasi F. M. ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar edhe shtetasit Sh. H. dhe M. G., shokë të shtetasit F. M., të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *