Përfshihet nga flakët fasoneria në Pogradec

Një fasoneri është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen nr. 2.

Fasoneria është në pronësi të shtetasit G.G dhe dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *