Populli i Moskës po përgatitet të shënojë një natë të heshtur të Vitit të Ri pa fishekzjarret dhe festimet e zakonshme në “Sheshin e Kuq”. Njerëzit janë shprehur se kërkojnë me shumë paqe në vitin 2023.
Sheshi i famshëm në qendër të Moskës u mbyll nga autoritetet, duke përmendur kufizimet për të luftuar COVID-19, ndërsa numri i policisë në rrugët e qytetit u rrit.
“Ne shpresojmë që njerëzit do të jenë të lumtur në secilën anë të këtij konflikti dhe do të ketë paqe” – është shprehur për mediat një banor i kryeqytetit rus.
Dita e Vitit të Ri është festa kryesore sezonale e Rusisë, ndërsa besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar.