Lind bebja e parë e 2023! Në maternitet nuk ka energji elektrike

Bebja e parë për 2023 është vajzë! Ajo quhet Promisa dhe është shëndoshë e mirë. Ajo lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, ka shkruar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, në maternitet ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nga ana e autoriteteve zyrtare nuk ka ende një informacion lidhur me ketë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *