Pas festimeve të Vitit të Ri, 15 të plagosur nga fishekzjarret në të gjithë vendin! Mes tyre edhe 2 fëmijë

Nga festimet e fishekzjarrëve, janë lënduar 15 persona në të gjithë vendin. 12 prej tyre janë në Tiranë, 1 në Pogradec dhe 2 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Fierit.

Nuk ka pasur konflikte dhe as aksidente rrugore përgjatë orëve të para të vitit 2023. Në Durrës, në lagjen 17 është raportuar një zjarr. Dyqanet e tregut industrial janë përfshirë nga flakët.

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë qenë prezent në sheshe e lokale ku u festua, në rrugë e akse nacionale.

Policia është në gatishmëri deri ditën që fillon puna zyrtarisht pra deri më datë 4.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *