Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë mesditën e sotme në Bulqizë.
Sipas banorëve të zonës lëkundjet e tërmetit ishin të forta për disa momente.
Sipas EMSC epiqendra ishte në Bulqizë, 44 kilometra në verilindje të Tiranës.
Thellësia e tërmetit raportohet të jetë rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Pas ngjarjes kryebashkiaku i Bulqizës dhe shtabi i emergjencës kanë nisur të mbledhin informacione për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet.