Gjermani/ Duket që vrasja e shqiptarit nga Kosova Armin Neziri 30 vjeç, e cila tronditi Hannoverin 2 ditë më parë, po merr një drejtim drejt kapjes së autorit të dyshuar.
Sipas mediave gjermane, Armin Neziri u vra nga shqiptari tjetër nga Kosova, Rinor Z. Autori i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, ndërsa viktima udhëtonte me një mjet tip ‘Porsche Cayenne’. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mes dy shqiptarëve të Kosovës ka pasur një debat i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Sipas gazetës BILD, shqiptari i ekzekutuar ishte i dyshuar për një vrasje në vitin 2017. Ai mendohet se ka vrarë një maqedonas pas një sherri për një grua më 22 mars të 2017-ës në Andreas-Hermes-Platz.