Pamjet nga butiku i skuadrës nga Arabia Saudite, Al Hilal po bëjnë xhiron e botës, teksa në të është shfaqur fanella e yllit argjentinas Lionel Messi.
Pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al Nasr, ndoshta ëndrra e tifozëve të Al Hilal për të parë Mesin me ekipin e tij edhe mund të realizohet një ditë, duke zhvendosur “El Clasicon”-n e dy nga futbollistëve më të mirë të botës në Arabinë Saduite.
Edhe pse duket shumë e vështirë që Mesi të largohet nga PSG-ja për t’u transferuar te Al Hilal, tifozët e kësaj skuadre nuk kanë nguruar të blejnë fanellën e ekipit të tyre të zemrës me emrin e Mesit mbi shpinë.