Sheshi i Shën Pjetrit po përgatitet për lamtumirën e fundit Benediktit XVI, papës emeritus që vdiq më 31 dhjetor .
Besimtarë të shumtë kanë mbërritur në Bazilikën, e cila do të hapet nga ora 09:00, për homazhet e Papës deri të mërkurën.
Varrimi do të bëhet më 5 janar. Priten të paktën 30 mijë besimtarë. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti Mattarella dhe kryeministri Meloni. Vetë Papa Françesku do të kryesojë funeralin.