Da Silva u betua si presidenti i ri i Brazilit: Do rindërtoj vendin

Presidenti i ri i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, u betua, duke filluar mandatin e tij të tretë presidencial.

Ceremonia e inaugurimit u krye me masa të mëdha sigurie dhe një numër i madh njerëzish u mblodhën para ndërtesës së Kongresit me flamuj të kuq, simbolin e Partisë së Punëtorëve.

Lula mposhti rivalin e djathtë Jair Bolsonaro në zgjedhjet e tetorit.

Bolsonaro nuk mori pjesë në inaugurim, pasi u largua nga Brazili më 30 dhjetor.

Më shumë se 60 artistë dhe interpretues, duke përfshirë legjendën e sambas, Martin de Vila, performuan në dy skena të mëdha në qendër të qytetit për festimet e inaugurimit.

Në turmë u panë pankarta ku ndër të tjera shkruhej “Dashuria e ka mposhtur urrejtjen”.

Në prag të betimit, policia braziliane ndaloi një burrë me një mjet shpërthyes dhe një thikë, i cili u përpoq të hynte në inaugurim.

Ky është mandati i tretë presidencial i Lulës, pasi ai kaloi një vit e gjysmë pas hekurave për akuza për korrupsion që më pas u rrëzuan.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *