Finalja e Dancing With The Stars, ja çifti që u shpall fitues

Sara dhe Luixhino janë fituesit e finales së madhe të “Dancing With The Stars”. Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50, fitues të këtij edicioni u shpall ky çift . Ata morën kupën e artë dhe 50 mijë euro.

Të gjithë çiftet dhuruan një spektakël të vërtetë me tre performanca të ndryshme, ku në fillim ishte kërcimi i javës së tyre të parë, më pas një freestyle i zgjedhur nga vetë finalistët, ndërsa në fund ishte zgjedhur një tjetër kërcim.

Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte.

Si fillim dua të falenderoj produksionin për ftesën dhe koreografët tanë, Esdalinin dhe Olën për çdo koreografi tonën, dua të falenderoj të gjithë konkurrentët për kujtimet, dua të falenderoj familjen time të madhe Hoxha dhe Vula për mbështetjen pa kufi, falenderoj të gjithë miqtë e mi për të gjithë energjinë pozitive dhe suportin, falenderoj publikun për çdo mesazh që ka dërguar. Falenderoj Luixhinon për çdo orë provë që se ka kursyer. Në fund unë dua të falenderoj Poin, e cila ishte frymëzimi im, arsyeja pse jetoj. Kjo kupë shkon për të gjitha vajzat e vogla” – tha ndër të tjera Sara.

Në finale përveç çiftit fitues ishin edhe Arditi me Jorën, Elhaida me Ledianin dhe Megi me Jurgenin.

“Dancing With The Stars” u shfaq premierë në 7 tetor dhe u moderua nga Bora Zemani, ndërkohë që Eno Popi ishte në Gold Room.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *