Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Ka qenë një kërkesë e banores për të lënë shtëpinë. Kjo sepse, siç njofton produksioni, gjendja e saj psikiologjike ka qenë e rënduar.
Lajmi iu komunikua edhe banorëve me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese” – shkruhej në zarf.