Në ditën e fundit të vitit 2022, kryeministri Edi Rama në një videomesazh urimi i kërkoi ndjesë shqiptarëve për gabimet që mund të ketë. Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me këtë, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. Për të, ndjesa e kërkuar nga kryeministri jo vetëm që nuk ishte e sinqertë, por ishte mashtrim.
Berisha i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë të falur shqiptarëve, për vjedhjet, mashtrimet që i ka bërë, përndryshe thekson ai “Revolucioni Demokratik do ta hedhë këtë vit aty ku e meriton, në honet e turpit të historisë”.
Postimi i plotë:
Dy fjale per ndjesen!
Miq, ndjesa eshte virtyt njerezor dhe hyjnor i njeriut te qyteteruar. Por ndjesa pa pendese eshte fasade, eshte mekate i rende.
Te kerkosh ndjese pa pendese eshte njelloj sikur djalli te perpiqet te gjeje strehe ne librat e shenjte!
Kjo lloj ndjese ka ne baze instinktin e pudorit (turpit) te cilin e kane ne nje mase te caktuar edhe kafshet.
Ndjesa pa pendese eshte kallp ndjese dhe nuk buron nga ndergjegjia e vrare e njeriut per vepren e keqe qe ka kryer.
E tille ishte ndjesa e Edi Rames naten e Vitit te Ri. Pra ajo ishte dhe mashtrimi i tij i fundit pasi vjedhja e tij vazhdoi edhe naten e Vitit te Ri. Ka tipa, thoshte ish presidenti i Frances Fransua Mitterand, qe pasurohen edhe duke fjetur. Nje tip i till eshte Edi Rama qe vjedh edhe duke fjetur pasi gjemite e kontrabandes, parate e djegsave fryjne panderprere çdo minute kuleten dhe kontot e tij.
Prandaj dhe ndjesa e tij ngjan me gjahtarin e Çehovit, i cili vrau gjate gjahut nje njeri ne pyll dhe pasi i kontrolloi xhepat i gjeti nje kuti me cironka. Hape ti hame, – i tha shoku. Ndjese, – iu pergjigj gjahtari vrases, keto nuk po i hame se jemi ne kreshpe.
Edhe Rama nuk kerkoi ndjese te vertet per te zezat qe iu ka bere shqiptareve sepse ne ndergjegjen e tij pendesa si e tille nuk ekziston.
Duke perfunduar i them Edi Rames nese i ka ngelur nje nanogram ndergjegjie njerezore ne ndonje skute te erret te psiqikes, ti kerkoje te falur shqiptareve se:
i ka vjedhur çdo dite
i ka mashtruar çdo dite
i ka perzene nga vendi i tyre cdo dite dhe me shume se cdo lufte civile.
Dhe Ik…!
Perndryshe Revolucioni Demokratik do ta hedhe kete vit aty ku e meriton, ne honet e turpit te historise.