Tiranë/ Policia ka arrestuar Dhurata Saliaj, vajzën e Mexhit Picarit i cili ekzekutoi sot në sy të nipit të tij Kudret Saliajn.
Sipas burimeve nga policia, vajza e autorit të krimit dhe njëherësh edhe ish-bashkëshortja e viktimës, ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve të saj.
Dhurata Saliaj e cila tashmë ndodhet e arrestuar, ishte e pranishme gjatë vrasjes së ish-burrit e saj në lokalin ngjitur me Gjykatën.