Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një 17-vjeçare ka mbytur nënën e saj. Viktima, një grua 55-vjeçare dhe mësuese në një shkolle fillore, Teresa Spanò, u gjet e vdekur në banesën e saj në provincën e Palermos.
Vajza 17-vjeçare, pas marrjes në pyetje, u vendos nën masën e sigurisë “paraburgim”, me akuzën e vrasjes me dashje. Fillimisht vajza u tha efektivëve se nëna ishte vetëvrarë, por më pas pranoi se e ka mbytur atë.
Sipas mediave italiane, prej kohësh, zënkat mes të dyave kishin qenë të shumta. Sherri i fundit mes tyre nisi në orën tre të mëngjesit ditën e sotme. Ka qenë 17-vjeçarja që ka ngritur alarmin rreth orës 8.