Itali/ Zjarri rezultoi fatal për 17-vjeçarin shqiptar; vdekja e tij do të hetohet si vrasje nga pakujdesia

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë të një ndërtese që strehonte të mitur të pashoqëruar, ku ambienti u përfshi nga flakët dhe përveç shqiptarit që humbi jetën, dy të tjerë mbetën të lënduar. Godina ishte rinovuar plotësisht në vitin 2016. Ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje. Por së pari do të merret në pyetje edukatorja e qendrës komunitare e cila pësoi djegie të lehta gjatë zjarrit.

“Është herët për të komentuar shkaqet e zjarrit. kemi marrë raporte të ndryshme, por është thelbësore të konstatojmë çdo detaj” – është shprehur prokurori i çështjes.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *