Aksident në Dimal/ Makina përfundon në kanal, në rrugë mungonte ndriçimi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë. Automjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 795 OF, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se 75-vjeçari Lefter Ndrio, udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe sapo ka dalë nga kthesa e Urës së Kuçit, ka humbur kontrrollin e makinës.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime, me ndihmën e banorëve të zonës. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Ky aks nacional, ashtu si dhe aksi nacional Dimal-Fier është i gjithi pa ndriçim, çka e bën edhe më të vështirë qarkullimin. Sipas policisë, mendohet se 75-vjeçari ka humbur kontrrollin e mjetit pasi është verbuar nga dritat e makinave përballë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *