Berisha për 21 janarin: Edhe 10 dosje të hapin, nuk kam asnjë lidhje! Ushtria ishte nën urdhrat e Presidentit

Pas ‘non grata-s’ nga SHBA, ish kryeministri Sali Berisha foli në ‘Zonë e Lirë’ edhe për 21 janarin ku mbetën të vravrë 4 persona. Pas hetimit të kryer, Berisha tha se ka dalë totalisht i pafajshëm. Ndër të tjera ai tha se, edhe nëse hapin 10 dosje ai do të dalë sërish i pafajshëm.

‘Serveri i kryeministrisë nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka asnjë lidhje. Askush nga ata që merren me të, nuk kanë asnjë administrim nga kryeministri. IT-në e kanë thirrur ata dhe i kanë bërë hetim. Ka dalë krejtësisht i pafajshëm. Dalim te server. Në çdo godinë qeveritare ka një dhomë që e mban siguria dhe aty s’ka punë askush tjetër përveç atyre. Edhe 10 dosje të hapin, nuk kam asnjë lidhje. Ka qenë një koleg i juaji që kalonte nga studioja në studioja duke mashtruar dhe duke thënë se kishte të dhëna të sigurta se Berisha ka pasur dijeni. U faktua që Berisha nuk kishte asnjë lidhje. Ushtria kishte një ligj që e shkëpuste nga Kryeministria, gjithçka ishte në varësi të Presidentit. Unë u thashë këtë gjë, por një koleg i juaji thoshte se ka prova. Asnjë lidhje, asnjë provë nuk kishte’, tha Sali Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *